Gjykata Kushtetuese duhet ta qartësojë vendimin! Ajo e zgjidh ngërçin!

Kosova

Gjykata Kushtetuese duhet ta qartësojë vendimin! Ajo e zgjidh ngërçin!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 29 shtator 2014 Në ora: 16:57

Pavarësisht negociatave që po zhvillohen në Presidencë, analistët dhe ekspertët e partive, të cilët po i mbështesin në çdo kohë bisedimet midis koalicionit dhe aleatëve në kërkim, tregojnë për pritjet e tyre nga këto bisedime. Gjatë takimit që ka zhvilluar Presidentja Jahjaga me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, këta të fundit, kanë kërkuar nga Jahjaga që të respektoj vullnetin e shumicës në Parlamentin e Kosovës.

Sipas anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, vullneti i shumicës parlamentare nuk duhet të anashkalohet e as të nëpërkëmbët nga askush, ndërsa pozicioni i koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka ndryshuar.

“Pikë së pari, koalicioni i Madh do të kërkoj dhe do të insistoj që në ndërmjetësimin e saj, Presidentja të respektoj vullnetin shumicë në Parlament dhe vullnetin individual të secilit deputet, vullnet ky i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të anashkalohet apo nëpërkëmbët nga askush”, thotë Gecaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat