Hoxhaj siguron mbështetje për qasjen multilaterale

Kosova

Hoxhaj siguron mbështetje për qasjen multilaterale

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 17:46

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jan Braathu dhe ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Robert Bosch.

Gjatë takimeve, Hoxhaj i ka informuar ambasadorët për progresin që po arrihet në Kosovë, forcimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar.

Ministri Hoxhaj po ashtu foli për avancimin e proceseve eurointegruese të Kosovës duke u ndalur në nënshkrimin e MSA-së dhe liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës, gjatë këtij viti.

Kryediplomati kosovar po ashtu ka folur për agjendën multilaterale të Kosovës, përkatësisht procesin e aplikimeve dhe anëtarësimit të Kosovës në disa organizata të rëndësishme këtë vit.

Ministri Hoxhaj është ndalur edhe në zotimet e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në planin ndërkombëtar, duke filluar që nga vendosja e sanksioneve kundër Rusisë dhe përfshirja e Kosovës në luftën globale kundër ISIS-it.

“Qeveria e Kosovës ka qenë dhe mbetet e përkushtuar në mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar për të gjitha temat që kanë për qëllim stabilitetin dhe paqen botërore. Angazhimet e fundit të ndërmarra sa i përket sanksioneve dhe aleanca e përbashkët botërore ndaj ISIS-it është dëshmia më e mirë e qasjes sonë proaktive dhe dinamike në politikën e jashtme”, ka thënë Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj gjatë takimeve ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të fuqizuar bashkëpunimin bilateral dhe shkëmbimet ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, përkatësisht Holandës, në shumë fushë.

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Jan Braathu dhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Robert Bosch, kanë vlerësuar të arriturat në Kosovë dhe vlerësuar qasjen e Qeverisë.

Braathu dhe Bosch po ashtu kanë shprehur angazhimin e tyre për fuqizuar bashkëpunimin e shteteve të tyre me Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat