Beqiri: PDK-ja po luan me durimin e qytetarëve

Kosova

Beqiri: PDK-ja po luan me durimin e qytetarëve

Nga: M.Lakna Më: 23 shtator 2014 Në ora: 17:36

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, thotë për “Bota sot”, se kurdo që të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, PDK-ja do të dështoj.

Beqiri, thotë se ende nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar për caktimin e seancës, nga zonja Flora Brovina, megjithatë sipas tij, nëse zyrtarizohet 2 tetori, atëherë kjo është një papërgjegjësi totale e saj.
“Ne ende nuk jemi të njoftuar për datë të vazhdimit të seancës konstituive,përveç asaj që e kemi lexuar në portale. Nëse kjo date zyrtarizohet,kjo tregon papërgjegjësi totale të deputetes Brovina dhe PDK-së. Është lojë me durimin tonë,lojë me durimin e qytetarëve. Është blerje kohe për PDK-në. Një gjë e siguroj rezultatin PDK-ja do ta ketë të njëjtë,do të dështojnë”, thotë Beqiri për “Bota sot”.

Ndryshe, kryesuesja e seancës konstituive Flora Brovina ka paralajmëruar se po planifikon që seancën ta thërras për të enjten e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat