Kur do ti shohim ministrat dhe deputetët vrasës dhe të korruptuar në burgje!?

Kosova

Kur do ti shohim ministrat dhe deputetët vrasës dhe të korruptuar në burgje!?

Nga: Mimozë Lakna Më: 23 shtator 2014 Në ora: 17:03

Burime të gazetës ‘Bota sot” thonë se të paktën për një rast të vrasjeve politike të pas luftës, ka prova që e çojnë atë në prag të zbardhjes. Nuk dihet nëse rasti tashmë është në përmbyllje apo do të pritet tejkalimi ‘ ngërçit’ politik.

U bë shumë kohë që prej paralajmërimit për arrestimin e “Peshqve të mëdhenj”, mirëpo sistemi i Drejtësisë në Kosovë ka punuar shumë pak në këtë drejtim. Deklarata e Ushtruesit të Detyrës së Prokurorit të shtetit Sylë Hoxha, se ka shumë zyrtar të lartë që janë duke u hetuar nuk ishte e para e këtij lloji, pasi edhe shumë të tjerë para tij janë zotuar për një gjë të tillë mirëpo asgjë konkrete, (me përjashtim të shumë pak rasteve), nuk ka ndodhur.

Analistët vlerësojnë, se hetimet dhe arrestimet e pakta që kanë ndodhur deri tash, janë bërë me qëllim të eliminimit politik të shumë figurave, derisa sipas tyre shumë zyrtarë me poste të larta si kryetar komunash e ministra vazhdojnë t`i mbajnë postet e tyre pavarësisht se janë nën hetime.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat