Zyrat diplomatike janë përfshirë në kapërcimin e 'ngërçit politik’

Kosova

Zyrat diplomatike janë përfshirë në kapërcimin e 'ngërçit politik’

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 23 shtator 2014 Në ora: 16:57

Diplomacia ndërkombëtare nuk është indiferente dhe nuk është jashtë loje. Nuk janë vetëm reagimet e ndërkombëtarëve që e konfirmojnë përfshirjen e tyre, edhe pse jo të drejtpërdrejtë në proces, por edhe vetë informacionet që vijnë nga politika e Kosovës.

Liderët e bllokut paszgjedhor LDK-AAK-Nisma dhe VV-së, janë duke bashkëpunuar me ndërkombëtarët. Por, blloku vlerëson se, më mirë do të ishte që Partia Demokratike e Kosovës të tërhiqej para ndërhyrjes ndërkombëtare.

Avni Arifi, këshilltar politik i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se këtë opsion po e shqyrtojnë liderët e koalicionit. “Është një nga opsionet e mundshme që liderët po i shqyrtojnë. Nuk mundë të them me saktësi se a do të ndodhë. Do të ishte më mirë që Partia Demokratike e Kosovës të tërhiqej pa ndërhyjë ndërkombëtare”, thotë Avni Arifi për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat