Pse u caktua Seanca e Kuvendit me 2 Tetor?

Kosova

Pse u caktua Seanca e Kuvendit me 2 Tetor?

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 15:51

Krerët e Bllokut LVAN nuk mund të ankohen këso radhe. Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, për dallim nga herat e kaluara nuk provoi fare që të shpërndajë ftesa për kryetarët e partive parlamentare por as të flasë me një gjuhë apeli e kërcënimi që “s’ka kuptim” të thirret seanca pa patur një “marëveshje”.

Prandaj pyetja: pse u caktua me datën 2 Tetor vazhdimi i mbledhjes kur në horizont nuk ka as marrëveshje por as numra për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit siç PDK po pretendon që asaj, dhe vetëm asaj i takon ajo karrige? Përgjigja del të jetë e thjeshtë. Edhepse PDK e ka të qartë që s’i ka numrat por edhe nga frika e “rekomandimeve” të Presidentes e cila do fliste përmes ndërkombëtarëve, krerët e kësaj partie thjesht duan të fitojnë sërish në kohë. Kjo i bie që mbledhja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës sipas gjase s’do të jetë gjë tjetër pos vazhdim i dy paraprakeve në mënyrë që të fitohen edhe ca javë. Dhe vendi të mbetet pa institucione edhe më tej. Me një fjalë: loja e shtyerjes vazhdon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat