A do t’i thotë kjo grua Jahjagës si ta zgjidh “ngërçin” politik në Kosovë?

Kosova

A do t’i thotë kjo grua Jahjagës si ta zgjidh “ngërçin” politik në Kosovë?

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 09:58

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vet „produkt“ i një zarfi politik para katër vitesh kur ish-Ambasadori i SHBA-ve Chris Dell ua nxori atë si propozim Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit, me një marrëveshje e cila mëpas kurrë nuk u implementua, me siguri që nuk do të kthehet duarthatë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sepse gjatë qëndrimit të saj në shtetin mik të Kosovës, Presidentja e Kosovës pos që u nderua nga Fondacioni Clinton me një shpërblim prestigjioz dhe pasi vazhdoi me takimet e saj dhe fjalimin që do ta mbajë në OKB për luftën kundër terrorizmit, atje do takojë edhe Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Victoria Nuland dhe Tina Kaidanow, Koodrinatore Kundër-terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Sidomos takimi me Zonjën Nuland do të duhej të jetë një shpresë që Kosova do të fillojë të lëvizë nga pika zero.Dihet që Ndihmës Sekretarja Amerikane për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike njihet dhe dihet që „përzihet“ në çështje të brendshme të shteteve tjera (rasti i Ukrainës). Prandaj pyetja që shtrohet është kjo: Jahjaga e hutuar por edhe nën presionin e fuqishëm të PDK-së, a do të këshillohet nga Nuland si të veprojë me krizën e Kosovës? Themi që po!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat