Arrestohet shqiptari i cili trafikonte sirianë në veri

Kosova

Arrestohet shqiptari i cili trafikonte sirianë në veri

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 14:24

Një shqiptar është kapur në veri nga Policia e Kosovës, pasi që me veturën e tij po transportonte dy sirianë, të cilët kishin hyrë në veri ilegalisht.

Sirianët janë gjetur në veturën e shqiptarit, gjatë një kontrolli rutinor në rrugën rajonale Mitrovicë – Leposaviq, të dielën rreth orës 14:00. Bashkë me dy sirianët, në veturën e shqiptarit ndodhej edhe person me shtetësi kosovare.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari shqiptar, i cili me veturën e tij po transportonte shtetasit sirianë dhe i cili dyshohet për trafikim me qenie njerëzore, është dërguar në mbajtje, ndërsa dy shtetasit nga Siria janë marrë nga Drejtoria për Migrim dhe të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat