Kelmendi: Prapa vrasjes së Krasniqit qëndrojnë struktura të larta të politikës

Kosova

Kelmendi: Prapa vrasjes së Krasniqit qëndrojnë struktura të larta të politikës

Nga: Mimozë Lakna Më: 22 shtator 2014 Në ora: 11:25

Analisti Jeton Kelmendi, thotë se organet e drejtësisë kanë dështuar t`i zbulojnë vrasësit e kolonel Ahmet Krasniqit duke shtuar se prapa vrasjes së kolonel Krasniqit Qëndrojnë struktura të larta të politikës së instaluar në Tiranë dhe në Prishtinë.

”Në fakt mendoj se sikur i kemi hyrë në hak kolonel Ahmet Krasniqit për faktin se nuk është marr askush me këtë rast, as organet e drejtësisë të cilat kanë dështuar. Sigurisht që kanë dështuar me qëllim sepse siç duket prapa vrasjes së kolonel Krasniqit Qëndrojnë struktura të larta të politikës së instaluar në Tiranë dhe në Prishtinë. Prandaj edhe drejtësia ka qenë e pa zonja për të dhënë fjalën e saj për dorasit dhe sigurisht edhe ata të cilët e kanë motivuar vrasjen e kolonel Krasniqit”,shprehet ai.

Kelmendi vlerëson se as LDK-ja si parti e afërt me shumë persona të vrarë për motive politike nuk e ka ngritur zërin për të kërkuar zbulimin e vrasësve.

” Prandaj, mendoj se në këtë kontekst nuk e amnistoj coftë edhe partinë aktuale të afërt me ish-presidentin Rugova LDK-në, e cila nuk e ka ngritur vrasjen e Kolonel Krasniqit, por edhe të intelektualëve të tjerë si Tahir Zemaj, Smajl Hajdari etj. Mendoj se të gjitha këto vrasje politike kanë ndodhur nga mafia politike dhe mafia politike tani është shumë e fuqishme, po qëndron në pushtet. Kësisoj duhet një përgjegjësi më e madhe, në radhë të parë institucionale në mënyrë që të kërkohet me ngulm zbulimi i kriminelëve që vranë kolonel Krasniqin”,thotë Kelmendi.
Sipas tij, shqiptarët do ta kujtojnë kolonel Krasniqin si një burrë të madh e një patriot të shquar të kombit i cili ofroi gjithçka që kishte për çlirimin e vendit.

“Natyrisht edhe qasja e tij shumë korrekte ndaj bandave të kuqe të kohës. Natyrisht se përderisa të kuqët mbajnë pushtetin qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë sigurisht se nuk do të zbardhet vrasja e kolonel Krasniqit. Në momentin kur ta marr pushtetin LDK-ja duhet të insistoj me çdo kusht që të zbardhen edhe vrasja e kolonel Krasniqit por edhe e kolonel Tahir Zemajt dhe të gjitha vrasjet e tjera politike”,përfundon ai.

Ahmet Krasniqi, ish-ministër i parë i Mbrojtjes së Kosovës, ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë në moshën 50-vjeçare, prehet në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat