Spahiu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nonsens

Kosova

Spahiu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nonsens

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 22 shtator 2014 Në ora: 11:10

Publicisti dhe analisti politik Nexhmedin Spahiu, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është nonsens, pasi me këtë vendim konstituimi i Parlamentit të Kosovës nuk mund të përfundoj kurrë meqë Gjykata Kushtetuese nuk i njeh koalicionet paszgjedhore.

Spahiu thekson për gazetën “Bota sot” se, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese është nonsens, ai duhet të konsiderohet si i pavlefshëm.

“Problemi është se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është nonsens. Sipas Gjykatës Kushtetuese, konstituimi i Parlamentit nuk mund të përfundojë kurrë meqë Gjykata Kushtetuese nuk njeh grupime deputetesh paszgjedhor. Minoritet pa një grup të tillë s’kanë se si ta zgjedhin njërin nga nënkryetaret e pa u zgjedhe kryetari e nënkryetarët seanca konstituive nuk përfundon. Kështu vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një nonsense dhe si i tillë duhet të konsiderohet i pavlefshëm”, thotë Nexhmedin Spahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat