Bernd Borchardt largohet nga udhëheqja e EULEX-it

Kosova

Bernd Borchardt largohet nga udhëheqja e EULEX-it

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 01:20

Siç ka sqaruar ai, gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do të largohet nga ky post, pas gati dy vjet mandati. Ai, siç njofton gazeta serbe Danas, do të kthehet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë prej nga në dhjetorin e vitit 2012 kishte ardhur në postin e shefit të misionit të EULEX-it.
Borchardt para ardhjes në Prishtinë ka punuar si koordinator për kuadrin gjerman në organizatën ndërkombëtare të MPJ-së së Gjermanisë e nga viti 2007-10 ka qenë ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.
Ai ka qenë edhe shef i Zyrës gjermane në Kosovë dhe zëvendësshef i Misionit Verifikues në Kosovë. Këshilli i vendeve të Bashkimit Evropian kohë më parë mandatin e EULEX-it në Kosovë e ka zgjatuar deri më 14 qershor 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat