Thaçi: Papa na kujtoi se dashuria ndaj njëri-tjetrit na mbajti gjallë

Kosova

Thaçi: Papa na kujtoi se dashuria ndaj njëri-tjetrit na mbajti gjallë

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 19:55

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, duke përshëndetur vizitën e Papa Françeskut në Tiranë, ka thënë se kjo na ndihmon të kujtojmë se vetëm dashuria ndaj njëri tjetrit është ajo që na ka mbajtur gjallë.

Thaçi ka thënë se shqiptarët pavarësisht dallimeve në fe, që të gjithë janë pjesë e një trungu të lashtë, e ai është trungu evropian.

Lexojeni të plotë shkrimin e Thaçit në facebook

Sot të gjithë shqiptarët, të gjitha feve, patën një mysafir të çmuar, Papa Françeskun i cili bekoi Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë me fjalët e tija të ngrohta. Fjalët e tija që "shqiponja fluturon lartë por kthehet gjithmonë në fole"kumbuan fort ngase flasin për një popull që po kthehet pa asnjë dyshim në familjen europiane të tillë cfarë jemi, muslimanë si poetët bejtexhinjë, katolikë si Pjetër Bogdani e Nëna Tereze, bektashinj si Naimi e Samiu, ortodoksë si Fan Noli.
Që të gjithë janë pjesë e një trungu të lashtë europian dhe që të gjithë ne kemi obligim të vazhdojmë ta zhvillojmë popullin tonë dhe shtetet tona në frymën e tolerancës dhe dashurisë për njëri-tjetrin. Vizita e Papa Françesku veç sa na ndihmon të kuptojmë më mirë se pavarësisht terrorit që përjetuam ndër shekuj, është dashuria ndaj njëri-tjetrit ajo që na mbajti gjallë. HTH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat