Ratel: Kosova me ekstremizëm potencial për terrorizëm

Kosova

Ratel: Kosova me ekstremizëm potencial për terrorizëm

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 17:52

Zëvendësi Kryeprokurorit i Zyrës së Prokurorisë speciale të Kosovës, Johanatan Ratel, ka thënë se në Kosovë ekziston ekstremizëm fetar dhe potencial për terrorizëm.
Ratel ka thekuar se një situatë e tillë ekziston kudo ku ka papunësi të madhe, varfëri kronike dhe pak mundësi për jetë më të mirë, shkruajn mediat serbe.

“Aktualisht po zhvillohen dy hetime penal që përfshijnë një numër të caktuar njerëzish. Hetimet po zhvillohen dhe pres aktakuza në të ardhmen e afërt. Bëhet fjalë për aktakuza serioze që kanë të bëjnë me marrjen pjesë dhe me rekrutimin për aktiviteteve terroriste. Nuk mund të flas për hetimet që po vazhdojnë por mund të them se me policinë e Kosovës kemi bashkëpunim shumë të mirë sikur dhe me agjencitë tjera që ndihmojnë rreth mbledhjes së dëshmive dhe që japin edhe forma të tjera asistence“, ka sqaruar Ratel.

Ky prokuror ka shtuar se ekziston një shqetësim i madh për aktivitetet ekstremiste në gjithë Europën, e cila, ka thënë ai, “ po ballafaqohet me fenomenin e bashkimit të të rinjve, kryesisht burra, në konflikte në Lindje të Afërt, kryesisht në Siri e Irak".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat