Shteti shqiptar i ka borxh Kosovës zbulimin e vrasësve të kolonel Ahmet Krasniqit

Kosova

Shteti shqiptar i ka borxh Kosovës zbulimin e vrasësve të kolonel Ahmet Krasniqit

Nga: Mimozë Lakna Më: 21 shtator 2014 Në ora: 17:07

Ndonëse, u bënë 16 vite që nga vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë, ende nuk dihet se kush janë dorasit e këtij akti makabër.

Më 21 shtator të vitit 1998 në mes të qytetit të Tiranës u vra kolonel Ahmet Krasniqi, ish- Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Derisa vrasësit e kolonel Krasniqit ende nuk dihen, bashkëpunëtorët dhe të afërmit te tij e kujtojnë si njeri të vendosur që luftoi pareshtur për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.

Provat në dosjen e mbyllur

Në fakt, provat për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, mund të jenë të mbyllura diku në dosjet e pluhurosura në sirtarët e Shtetit Shqiptar, ngase siç thonë bashkëbiseduesit tanë, në fillim njerëzit flitnin, tregonin se ka prova, por me kalimin e viteve gjithçka mbeti në heshtje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat