Brukselit si mbushet mendja te ndërhyje për krizën

Kosova

Brukselit si mbushet mendja te ndërhyje për krizën

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 15:54

Bashkimi Evropian vazhdon të premtoj se nuk e ka ndërmend të ndërhyjnë në procesin e formimit të institucionmeve shtetërore të Kosovës.

Nga kabineti i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, vazhdohet të porositet se vet kosovarët duhet të gjejnë mënyrën për dalje nga ngërçi politik.

“Brukseli nuk do përzihet në asnjë mënyrë në atë që ne e konsiderojmë so çështje të brendshme të Kosovës”, ka porositur me këtë rast Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton. “Ne I respektojnë procedurat e brednshme të vendit”, ka shtuar Kocijancic, transmeton televizioni publik.

Vonesat në procesin e emërimit të kryeparlamentarit e më pas edhe formimit të Qeverisë kanë lënë pezull edhe procesin e dialogut politik I cili u mbajt dy vitet e fundit në nivel të kryeministarve në Bruksel. Baroneshës Ashton, I ka mbetur pak më shumë se një muaj në zyren e saj, ndërsa zyrtarët e Brukselit tërheqin vërejtjen se pavarësisht prej ndryshimeve në institucionet evropiane, sikur Prishtina ashtu edhe Beogradi duhet vazhdojnë të dëshmojnë përkushtimin ndaj procesit të normalizimit të raporteve.

Sipas diplomatëve evropian, ky parim vlen edhe për formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Për Brukselin, porosisin diplomatët, do jetë e mirëpritur secila qeveri kosovare, e cila tregon se është e gatshme të vazhdoj me procesin e dialogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat