Sinani: Kam marrë garancione nga KFOR'i, nuk pres destabilizim të situatës

Kosova

Sinani: Kam marrë garancione nga KFOR'i, nuk pres destabilizim të situatës

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 13:11

Begzad Sinani nuk ka qëndruar duarkryq pak para mbajtjes së protestës paqësore të banorëve të Karaqevës kundër hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin re Kosovës.

Ai thotë se i merr me shumë shqetësim ankesat dhe pasigurinë e karaqevasve dhe kjo ka ndikuar që ai të mbajë takime edhe të niveleve më të larta raporton rajonipress.

Sinani thotë për rajonipress se ka marrë garancione nga KFOR-i dhe se ai personalisht nuk pret ndonjë përshkallëzim të situatës në vijën kufitare.”Unë po i shfrytëzojë të gjitha rrugët institucionale për të ardhur deri tek zgjidhja përfundimtare dhe e drejtë e këtij kontesti. Ne e kemi thënë disa herë tashmë se të gjitha dokumentet kadastrale që ne posedojnë janë në favorin tonë. Por këto biseda nuk janë të lehta sepse duhet shumë aprovime nga nivelet më të larta institucionale” thotë Sinani.

Sinani tha se edhe në takimin me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it Francesko Paolo Figliuolo ka marrë një mbështetje se nuk do të ketë destabilizim të situatës në kufirin me Serbinë. “KFOR-i i ka 5000 trupa në gjendje gatishmërie dhe gjithçka është nën kontroll” i ka thënë Figliuolo në takim Sinanit.

Sinani tha se personalisht edhe vet ai pret një angazhim më konstruktiv të institucioneve qendrore për të sqaruar me KFOR-in kontestin kufitar. “Ky hendek ndoshta duhet të zgjidhet në Bruksel, por unë mendojë se të gjitha faktet dhe dokumentet janë në anën tonë dhe kjo më bënë të mendoj në zgjidhjen përfundimtare dhe pozitive të problemit të Karaqevës” tha Sinani./rajonipress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat