Lushtaku mbetet kryetar edhe nga burgu

Kosova

Lushtaku mbetet kryetar edhe nga burgu

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 09:22

Sami Lushtaku do të mbetet kryetar deri në vendimin që Gjykata Themelore e Mitrovicës do të japë në lidhje me akuzat ndaj tij.
Edhe pse me ligj mandati i kryetarit pushon nëse ai mungon një muaj pa arsye, në rastin e Lushtakut Ministria e Pushtetit Lokal ka menduar se nuk do të fillojë procedura për kryetar të ri, pas që Lushtaku gjendet në paraburgim pa dëshirën e tij.

Në një nen të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale mandati i kryetarit të komunës përfundon nëse nuk paraqitet në punë për më shuam se një muaj pa arsye. Por Lushtaku do të vazhdojë të mbetet kryetar i Skenderajt derisa të përfundojë procesi gjyqësor dhe Gjykata ta merr një vendim në lidhje me të. Sekretari i Ministrisë së Pushtetit Lokal tha për “Tribunën” se Departamenti ligjor i Ministrisë ka konstatuar se në këtë rast kryetari mungon në punë pa vullnetin e tij.

“Në bazë të ligjit kryetarit i përfundon mandati nëse nuk paraqitet në punë pa arsye,megjithëse Lushtaku në paraburgim është pa dëshirën e tij atëherë ne kemi vendosur që të presim përfundimin e procesit gjyqësor”, tha sekretari Besnik Osmani.../Tribuna

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat