Hoxhaj:Njohja e Kosovës nga Vatikani nuk do të vonohet

Kosova

Hoxhaj:Njohja e Kosovës nga Vatikani nuk do të vonohet

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 16:11

Ministri i Jashtëm në largim Enver Hoxhaj ka thënë se vizita e Papës në Shqipëri është një njohje e trashëgimisë së krishterë evropiane. Hoxhaj ka rikujtuar vizitat e tij në Vatikan duke thënë se njohja e Kosovës nuk do të vonohet.
Më poshtë mund të lexoni postimin e Hoxhajt në Facebook.

Vizita e Atit të Shenjtë Papa Francesku në Shqipëri është një ngjarje kthese dhe moment i së vërtetës për atë se si Vatikani i sheh shqiptarët në Ballkan. Eshtë njohje për trashëgiminë krishtere e europiane. Vlerësim për Shqipërinë si vend të harmonisë, bashkëjetesës dhe tolereancës fetare. Kosova i është mirënjohëse Selisë së Shenjtë për mbështetjen e palëkundur gjatë historisë dhe në periudha më të vështira të sundimit otoman, regjimeve serbe dhe Jugollsavisë. Ne i jemi falendërues për bashkëpunimin institucional që ka sot Republika jonë me Selinë e Shenjtë. Disa here kam qëndruar në Vatikan ku kam takuar Ministrin e Shtetit për Marrëdhënie me Shtete, Monsinjor Mamberti dhe njohja e Kosovës nuk do të vonohet! EHoxhaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat