Don Lush Gjergji: Shqiptarët nuk e rrezikojnë Papën

Kosova

Don Lush Gjergji: Shqiptarët nuk e rrezikojnë Papën

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 20:28

Për sigurinë e Papa Françeskut ka folur sot vikari gjeneral i Kishës Katolike të Kosovës, Don Lush Gjergji.
Njeriu i dytë i Kishës, gjatë një interviste në Info Magazine të Klan Kosovës, tha se fjalët e përhapura se Papa Françesku mund të rrezikohet fizikisht gjatë vizitës në Tiranë janë spekulime të thjeshta dhe arbitrare.

Gjergji ka thënë se nuk beson që ndonjë shqiptar - qoftë ai katolik, ortodoks, mysliman, gnostik ose ateist - mund të rrezikojë kreun e Selisë së Shenjtë.

Duke komentuar qasjen e Papa Françeskut drejt popullatës, Gjergji tha se ai është shumë i afërt me qenien njerëzore dhe shpesh herë di të anashkalojë protokollin zyrtar.

Papa sipas tij nuk rrezikon askënd, por jep sinjal të qartë me vizitën e tij në Tiranë për të gjithë shqiptarët.

Gjergji ka thënë se Papa vjen për të rikonfirmuar sensin e tolerancës dhe orientimin evropian të gjithë shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat