Hoxha: Mund të ketë arrestime të reja

Kosova

Hoxha: Mund të ketë arrestime të reja

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 20:21

Kryeprokurori i shtetit Sylë Hoxha thotë se lista e të arrestuarve për terrorizëm mund të zgjerohet.
Ai thotë se i tërë aksioni është zhvilluar nga organet e sigurisë së Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit Sylë Hoxha, thotë se për çdo person që ka dyshime të bazuara se është i përfshirë në terrorizëm Prokuroria Speciale do të nis hetimet dhe do të arrestohet.

Duke iu referuar aksionit të para dy ditëve kryeprokurori tha se ka mundësi të zgjerohet lista e personave të dyshuar.

Kryeprokurori Hoxha tha se tërë aksioni ishte koordinuar dhe organizuar vetëm nga organet e brendshme të sigurisë që ka Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat