Kosovë: EULEX-i e përkujton oficerin në njëvjetorin e vrasjes

Kosova

Kosovë: EULEX-i e përkujton oficerin në njëvjetorin e vrasjes

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 13:35

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, e ka përkujtuar oficerin doganor, Audrius Senavicius, i cili ishte vrarë në krye të detyrës, në veri të Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së shefes së misionit, Joelle Vachter, ka vunë kurorë lulesh në vendin ku ai ishte vrarë.

“Para një viti në këtë ditë, kolegu ynë, Audrius Senavicius, u vra në mënyrë të pakuptimtë, derisa po e kryente detyrën e tij në Kosovë”, tha zonja Vachter, dhe ka shtuar se “vdekja e tij ishte një humbje tragjike për familjen e Audriusit dhe për misionin tonë”.

Mëtutje ajo ka theksuar se “ne qëndrojmë pranë bashkëshortes dhe dy djemve të tij, që e humbën bashkëshortin dhe babanë e tyre”.

Vachter ka bërë thirrje që secili që ka informacion që mund të ndihmoj në këtë rast, të baashkëpunoj me autoritetet e rendit.

Në nderim të oficerit të vrarë, personeli i misionit EULEX e ka mbajtur një minutë heshtje.

I ndjeri, Audrius Senavicius, para se të punonte për EULEX-in, ishte inspektor i lartë në Doganat në Lituani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat