Selimi: Qëllimi bllokues i PDK-së do të dështojë

Kosova

Selimi: Qëllimi bllokues i PDK-së do të dështojë

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 12:38

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se PDK-ja ka dështuar tashmë për ta bërë Qeverinë por ende nuk kanë dështuar në qëllimin e tyre për ta bllokuar formimin e institucioneve të vendit.
Ai ka shkruar në rrjetin social se PDK-ja, ashtu siç ka dështuar ta vazhdoje qeverisjen e vjetër duhet të dështojë edhe ta bllokojë formimin e Qeverisë se re.

Ja postimi i plotë në Facebook:

Në vazhdimin e Seancës Konstituive të së enjtes, PDK-ja edhe njëherë e manifestuan dështimin e tyre në sigurimin e numrave në Kuvend për ta formuar Qeverinë. Ata siguruan vetëm 44 vota në favor të kandidatit të tyre për Kryetar të Kuvendit, përderisa kundër kishin shumicën e deputetëve të Kuvendit.

Pra, PDK-ja kanë dështuar tashmë për ta bërë Qeverinë por ende nuk kanë dështuar në qëllimin e tyre për ta bllokuar formimin e institucioneve të vendit.

Është e kjartë, partia që ka sunduar deri tash në mënyrë jo demokratike, nuk ka se si ta pranojë që të ikë nga pushteti në mënyrë demokratike. E ka të vështirë ta pranojë dhe ta kuptojë një gjë te tillë.

PDK-ja, ashtu siç ka dështuar ta vazhdoje qeverisjen e vjetër duhet të dështojë edhe ta bllokojë formimin e Qeverisë se re.

Ne Lëvizja VETEVËNDOSJE! kemi vazhduar si gjithmonë te qëndrojmë në anën e parimeve tona dhe në anën e interesave të qytetarëve të vendit si dhe në anën e interesave tona shtetërore e kombëtare. Kështu edhe do të vazhdojmë! Do ta bëjmë PDK-në te dështojë në qëllimet e tyre bllokuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat