Hoxhaj: Dy vende së shpejti do ta njohin Kosovën

Kosova

Hoxhaj: Dy vende së shpejti do ta njohin Kosovën

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 12:11

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se shumë shpejt shtetin e Kosovës do ta njohin edhe dy shtete.
Ai ka thënë për “Epokën e re” se gjatë këtij viti Kosova ka marrë një numër të njohjeve, të cilat kanë dëshmuar se ky proces është i pandalshëm.

“Pres që disa vende të marrin vendim për ta njohur Kosovën deri në fund të vitit. Po ashtu, ka pasur zhvillime në dy vende, të cilat veç kanë marrë vendim për ta njohur Kosovën, por ka pasur ndryshim të qeverive dhe ne presim që qeveritë e reja do ta bëjnë së shpejti publik lajmin e tyre për njohjen e Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka thënë se viti 2014 ka qenë më shumë vit i diplomacisë multilaterale.

Sipas tij, prioritet ka qenë anëtarësimi në organizata të ndryshme.

Ai ka shtuar se deri në fund të vitit do të punohet paralelisht edhe për njohje dhe për anëtarësime të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat