Hoxhaj nuk merr pjesë në AP të OKB-së për shkak të zhvillimeve në Kosovë

Kosova

Hoxhaj nuk merr pjesë në AP të OKB-së për shkak të zhvillimeve në Kosovë

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 20:48

Kosova pritet të përfaqësohet në punimet e 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së vetëm nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila pritet të udhëtoj të shtunën drejt New Yorkut, ka mësuar Indeksonline.

Agjendën shtetërore përgjatë një jave do ta realizoj Presidentja përderisa askush nga zyrtarët e tjerë qeveritarë nuk do ta shoqëroj Jahjagën.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj nuk do të udhëtoj për në Neë York megjithëse e kishte paralajmëruar më herët nga kabineti i tij.

Lajmin për mosudhëtimin e tij drejt SHBA-së për Indeksonline e ka konfirmuar këshilltari politik i ministrit, Bashmir Xhemaj i cili ka përmend si arsye zhvillimet e fundit politike.

“Është e vërtetë që ministri Hoxhaj nuk do të mund të udhëtoj drejt Neë Yorkut për shkak të situatës së fundit politike në vend dhe veçmas zhvillimeve në ditën e sotme”, ka thënë Xhemaj.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së janë vjetore dhe mbahen në fund të muajit shtator.
Mësohet se gjatë një jave, Kosova do të nënshkruaj marrëdhënie diplomatike mes disa shtete që e kanë njohur pavarësinë ndërsa Presidentja Jahjaga do të dekorohet me një çmim nga Fondacioni Clinton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat