KMDLNj: Shefqet Krasniqi dhe Fuad Ramiqi u trajtuan korrekt

Kosova

KMDLNj: Shefqet Krasniqi dhe Fuad Ramiqi u trajtuan korrekt

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 17:35

Ndaj tyre nuk ka pasur përdorim të forcës , fyerje apo kërcënim dhe se të arrestuarit janë njoftuar me të drejtat e tyre.

Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Njeriut KMDLNj thotë se me datë 18.09.2014 monitorues të KMDLNj-së, në kuadër të mandatit të tyre vizituan Qendrën e Ndalimit në Prishtinë dhe biseduan me të ndaluarit F. R., Sh. K. dhe T. A. që u arrestuan me 17 shtator 2014 në ” grupin e imamëve “.

Tre të intervistuarit i deklaruan monitoruesve të KMDLNj-së se janë arrestuar me 17 shtator 2014 në orët e mëngjesit në Prishtinë dhe se gjatë arrestimit të tyre Policia e Kosovës ka pasur sjellje korrekte.

Ndaj tyre nuk ka pasur përdorim të forcës , fyerje apo kërcënim dhe se të arrestuarit janë njoftuar me të drejtat e tyre.

Të ndaluarit gjithashtu kanë deklaruar se kanë qenë të pranishëm gjatë bastisjes dhe se kanë nënshkruar procesverbalin për bastisje me gjërat që janë konfiskuar nga policia.

Gjithashtu, gjatë intervistimit në polici, të ndaluarit i kanë dhënë deklaratat në prani të avokatëve që i kanë angazhuar vet apo që u janë caktuar sipas detyrës zyrtare.

Monitorues të KMDLNJ-së vlerësojnë se gjatë arrestimit si dhe gjatë ndalimit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nuk ka pasur shkelje të drejtave të personave të privuar nga liria.

KMDLNj kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të angazhohen për krijimin e kushteve më të mira për punë për gardianët që punojnë aty dhe stafin administrativ dhe për personat e ndaluar sepse Qendra e Ndalimit në Prishtinë nuk i plotëson kushtet e parapara sipas standardeve të përcaktuara për personat e privuar nga liria .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat