Blloku: Zgjidhja është në pikën 127 të vendimit të Kushtetueses

Kosova

Blloku: Zgjidhja është në pikën 127 të vendimit të Kushtetueses

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 17:16

Blloku pret zgjidhje në bazë të pikës 127 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kështu ka thënë Ramush Haradinaj, pas takimit të Bllokut me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndërkohë, Isa Mustafa ka thënë se Blloku e ka shumicën në parlament dhe se do të shfrytëzojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të vazhduar me ofrimin e zgjidhjes së bllokadës politike.

Mustafa e Haradinaj nuk kanë treguar se kur do të mbahet seanca e ardhshme dhe as për mënyrën se si do ta thërrasin këtë seancë.

Pas takimit, nuk kanë folur Limaj e Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat