PDK-ja premton kompromise! Por idetë i mbanë fshehur!

Kosova

PDK-ja premton kompromise! Por idetë i mbanë fshehur!

Nga: Mimozë Lakna Më: 18 shtator 2014 Në ora: 17:06

Ashtu siç kishin premtuar blloku LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje, PDK-ja nuk arriti ta ketë kryetarin e Kuvendit nga radhët e saj.

Deputetit të PDK-së Adem Grabovci i shkoi huq parashikimi i vazhdueshëm se PDK-ja i ka numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Të enjten u dëshmua se megjithatë PDK-ja jo vetëm që nuk i kishte numrat, por ishte me minus 3 deputetë në anën e saj, krahasuar me votat që kishte marrë Agim Aliu, dy muaj më parë.

Partia Demokratike e Kosovës ka dështuar për të dytën herë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Seanca vazhduese konstituive e Kuvendit të Kosovës, kishte vetëm një pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kandidati për kryetar të Kuvendit nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami me 44 vota për dhe 61 kundër nuk arriti të zgjidhet në këtë post.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat