Nesër vendimi për Shefqet Krasniqin

Kosova

Nesër vendimi për Shefqet Krasniqin

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 13:43

(E plotësuar) Është shtyrë për nesër vendimi për Shefqet Krasniqin, nëse do t’i shqiptohet masa e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër.

Këtë e ka konfirmuar avokati i Krasniqit, Sevdali Zejnullahu, i cili ka thënë se është i shqetësuar me parregullsitë që po ndodhin në këtë proces.

Po intervistohet Shefqet Krasniqi dhe të tjerët

Në Gjykatën Supreme ka filluar intervistimi i 13 të arrestuarve të ditës së djeshme. Ndërsa, Shefqet Krasniqi dhe një imam nga Kaçaniku janë duke u intervistuar tek një prokuror tjetër.

Sipas Prokurorisë, të gjithë të arrestuarit janë të dyshuar për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës.

----------

Para pak çastesh policia ka sjell në Gjykatën Supreme 11 imamët e hoxhallarët që arrestuan dje. Forca të shumta të policisë po qëndrojnë para objektit të gjykatës.

Megjithëse imamin e xhamisë së Madhe në Prishtinë, nuk e kanë përzier me hoxhallarët e tjerë. Kjo pasi prokuroria ka vendosur që ta trajtojë atë si rast të veçantë e të ndarë nga ata. Krasniqi ka dalë dje para trupit gjykues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat