Kuçi: Në vazhdimin e tretë të seancës do të kemi Kryeparlamentarin e PDK-së

Kosova

Kuçi: Në vazhdimin e tretë të seancës do të kemi Kryeparlamentarin e PDK-së

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 13:34

Kuçi në një konferencë për media të mbajtur në selinë e PDK-së, tha se ndjenë keqardhje për pamundësinë e votimit të kandidatit të tyre për kryeparlamentar, Arsim Bajramit, në seancën e sotme.
Ai nuk tregoi se në çfarë dite do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive, mirëpo ka shprehur bindje se gjatë ditëve të ardhshme, do të arrihet të gjendet zgjidhje për të dal nga kjo situatë politike.
“Shpreh keqardhje që nuk u zgjodh kandidati ynë. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vetmit që kemi pasur të drejtë ta zgjedhim kryeparlamentarin ishim ne, por kjo u bllokua. Ne presim që shumë shpejtë të mbahet vazhdimi i seancës konstituive”.
“Në vazhdimin e tretë të seancës konstituive në Kuvend, PDK do të arrijë t’i sigurojë votat për të zgjedhur Arsim Bajramin kryeparlamentar. Kjo do të arrihet pasi që partitë politike do të reflektojnë dhe do të votojnë kandidatin tonë”.
I pyetur për mundësinë e riorganizimit të zgjedhjeve të përgjithshme, Kuçi tha se për PDK-në ky është opsioni i fundit që po i shkon ndërmend, por se, sipas tij, edhe për këtë opsion do të diskutohet. (Lajmi.net)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat