A janë zgjedhjet opsion i vetëm për të dal nga kriza?!

Kosova

A janë zgjedhjet opsion i vetëm për të dal nga kriza?!

Nga: M.Lakna Më: 18 shtator 2014 Në ora: 12:09

Analisti politik, Albinot Maloku e vlerëson si të suksesshme seancën e sotme konstituive vazhduese të Kuvendit të Kosovës. Mirëpo sipas tij, zgjedhjet mund të jenë e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.

“Zgjedhjet po ngelin opsioni i vetëm për të tejkaluar këto kriza politike. Ajo çka mund të themi për këtë seance është se u respektuan procedurat kushtetuese dhe kjo meriton për tu përshëndetur. Ndërhyrja ndërkombëtare do të rritet dhe kjo aspak nuk u bënë nderë subjekteve politike e as lidershipit tonë”,thotë Maloku për “Bota sot”.

Ndryshe me 44 vota për dhe 61 kundër kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Arsim Bajrami nuk arriti të zgjidhet kryetar Kuvendi. Ndërsa, ende nuk dihet nëse PDK-ja do ta propozoj sërish kandidatin e saj për këtë post, apo do t`ia lë radhën bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje që ta propozojnë kandidatin e tyre Isa Mustafën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat