Lekaj: Të reflektojë Thaçi!

Kosova

Lekaj: Të reflektojë Thaçi!

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 11:00

Pal Lekaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se edhe sot në seancë u zhvillua një proces demokratik.
Lekaj tha se megjithatë, edhe në këtë seancë u vërtetua se Partia Demokratike e Kosovës, nuk i ka dhe nuk do t’i ketë numrat.

“PDK-ja nuk i ka numrat. Edhe pse janë thirrur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Tanimë presim një reflektim nga Hashim Thaçi. Nëse ai nuk është bindur edhe kësaj radhe, atëherë kjo gjë nuk do koment”, ka vlerësuar Lekaj.

“Blloku është i vendosur për ndryshime dhe pretendimet për ‘rrëshqitje votash nuk janë të vërteta”, konstatoi deputeti I AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat