Analistët: Presidentja është dashur të ndërhyj më herët, por s’ka kompetencë për zgjidhjen e bllokadës

Kosova

Analistët: Presidentja është dashur të ndërhyj më herët, por s’ka kompetencë për zgjidhjen e bllokadës

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 18 shtator 2014 Në ora: 11:00

Njohësi i Kushtetutës, profesori Riza Smaka, gjatë një prononcimi të shkurtër që ka dhënë për gazetën “Bota sot”, thotë se, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nuk ka ingerenca për ta zgjidhur bllokadën parlamentare. Smaka thekson se ajo duhet të organizonte një takim të liderëve të partive politike.

“Presidentja sipas Kushtetutës nuk ka ingerenca efektive për të interferuar në zgjidhjen e bllokadës parlamentare. Krejt është ajo që Presidentja do të mund të bënte është që të organizonte një takim të liderëve të partive politike të koalicioneve parazgjedhore e paszgjedhore me gjasa të sigurta të dështimit të tij!”, thotë profesor Riza Smaka.

Ndërsa, analisti për politikë dhe siguri mbi Ballkanin, Naim Rashiti thotë për gazetën “Bota sot” se, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është dashur me ndërhy më herët, ndërsa këtë situatë të krijuar deri më tani, thotë se nuk e ka shkaktuar ajo.

“Presidentja është dashur të ndërhyjë më herët, por me siguri do ta bëjë nesër e pasnesër. Kuptohet kjo situatë nuk është shkaktuar nga ajo”, thotë Naim Rashiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat