Haliti: Në seancën tjetër e kandidojmë përsëri Arsim Bajramin

Kosova

Haliti: Në seancën tjetër e kandidojmë përsëri Arsim Bajramin

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 10:48

Deputeti i PDK’së Xhavit Haliti ka thënë se kryesuesja e seancës Flora Brovina e ka ndërprerë seancën duke u mbështetur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai ka theksuar se PDK përsëri do ta kandidojë Arsim Bajrami.
Sipas Halitit, mënyra më e lehtë për të përfunduar konstituimin e Kuvendit do të ishte një ujdi mes liderëve politikë.

“Nuk kemi arsye t’i drejtohemi përsëri Gjykatës, por do të shkojmë prapë në seancë të ,nuk do ta ndryshojmë kandidatin. Besoj se lidershipi politik në këtë rast mund të përshpejtojnë zgjedhjen e institucioneve në qoftë se do të bëhej një formulë e pranueshme për të gjithë” ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat