Muhaxhiri: Nesër pritet vazhdimi i bllokadës dhe kokëfortësisë

Kosova

Muhaxhiri: Nesër pritet vazhdimi i bllokadës dhe kokëfortësisë

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 21:33

Për, analistin, Artan Muhaxhiri, seanca e nesërme nuk pritet të sjell asgjë të mirë. Dhe kjo, sipas tij, për disa arsye.
Muhaxhiri thotë se çështja e dorëheqjes së gjyqtarit amerikan veç sa e komplikon zgjidhjen e kësaj çështje edhe me shumë.
“E para: gjithë ky hendek që është krijuar mes bllokut dhe PDK-së nuk ka sjell deri tek një marrëveshje normale dhe logjike e cila do të mund të tejkalonte këto probleme. E dyta: problemet me Gjykatën Kushtetuese veç sa e ka komplikuar edhe më tepër këtë situatë, si problem i tretë është edhe qëndrimi i Listës ‘Srpska’ dhe kërkesat e tyre që nuk përputhen me ato të bllokut, prandaj edhe kemi një komplikim të skajshëm i cili vërtetë është vështirë të parashihet se si do të zgjidhet”, ka thënë Muhaxhiri.
Në këtë komplikim, sipas tij, kanë kontribuuar të gjithë politikanët pa dallim, i gjithë spektri.
“Asnjë parti s’mund të thuhet se ka kontribuuar në zhbllokim dhe në tejkalimin e kësaj sfide, prandaj nesër pritet vetëm vazhdimi i bllokadës dhe kokëfortësisë”, tha Muhaxheri.
Ai thotë se PDK-ja e ka përparësinë ligjore, e cila ka fituar në zgjedhje, ndërsa blloku i ka votat dhe pa një kombinim mes tyre nuk ka zgjidhje të krizës politike në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat