Shqiptari që iu bashkua ISIS-it mund të dënohet në Gjermani me 10 vjet burgim

Kosova

Shqiptari që iu bashkua ISIS-it mund të dënohet në Gjermani me 10 vjet burgim

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 20:24

Një shtetas gjerman 20-vjeçar, shqiptar nga Kosova, është akuzuar për bashkim me militantët e ISIS-it vitin e shkuar, derisa nisi gjykimi në Frankfurt, e që është rasti i parë i tillë në Gjermani.
Kreshnik Berisha, i cili u lind në Gjermani, e prindërit i ka nga Kosova, dhe dikur luante për klubin hebre futbollistik Makkabi Frankfurt, akuzohet për anëtarësim në grupin militant, mes korrikut dhe dhjetorit 2013, përcjell KTV.
Prokuroria gjermane ka thënë se Berisha udhëtoi në Siri bashkë me shumë të tjerë për të luftuar në anën e Shtetit Islamik, derisa atje ishte trajnuar për përdorim të armëve, e madje mori pjesë edhe në fushatën e rekrutimit të pjesëtarëve të tjerë afër qytetit të Halepit.
Prokuroria gjermane pohon se ai ishte përfshirë së paku 3 herë në operacione të ISIS-it.
I veshur me bluzë të zezë dhe pantallona të hirta, Kreshnik Berisha qeshte me ironi në kohën kur hyri në gjykatë, përcjell koha.net.
Prokuroria në ditën e parë të gjykimit kundër shqiptarit ka shtuar se megjithatë beson që Berisha nuk planifikonte ndonjë sulm me t’u kthyer në Gjermani. Nëse shpallet fajtor, Berisha mund të dënohet me 10 vjet burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat