Maloku: Kriza politike, terren i përshtatshëm për grupe të ndryshme të interesit

Kosova

Maloku: Kriza politike, terren i përshtatshëm për grupe të ndryshme të interesit

Nga: Mimozë Lakna Më: 17 shtator 2014 Në ora: 18:52

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të përcillet me tensione, derisa ende nuk dihet se si do të rrjedhin gjërat pasi PDK-ja ta ketë djegur mundësinë e saj për të provuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Politikologu, Albinot Maloku thotë për “Bota sot”, se subjektet duhet ta respektojnë rregulloren e Kuvendit të Kosovës e po ashtu Kushtetutës pasi situata e krijuar në vend mund të krijoj kriza të fuqishme.

“Ajo çfarë do t’i bënte nderë Kosovës si një shtet që problemet po shtohen në të gjitha fushat është që të zgjedhurit në zgjedhjet e 8 qershorit të respektojnë Kushtetutën, rregulloret e punës dhe praktikat e mira. Situata në të cilën ndodhët vendi ynë, me mos zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit të Kosovës e shumë shpejt të Qeverisë së vendit do të prodhoj kriza shumë të fuqishme që nuk do të mund të zgjidhen lehtë”, thotë Maloku për “Bota sot”.

Maloku thotë se Vakumi shtetëror institucional po bëhet teren i përshtatshëm për grupe të ndryshme interesi derisa pret që të zgjidhen institucionet dhe të mos vije deri tek ndërhyrja ne ndërkombëtarëve.
“Përgjegjësia reale u bije subjekteve politike dhe liderëve aktual të tyre. Jam i bindur që me vullnet politik të të gjitha subjekteve politike do të mund të kalohet kjo situatë e krijuar pa nevojë. Vakumi shtetëror institucional po bëhet teren i përshtatshëm për grupe të ndryshme interesi. Ajo që pres është që të zgjedhën institucionet, të mos vije deri te ndërhyrja e ndërkombëtarëve dhe të mos vijmë deri te një tjetër proces zgjedhor. Si të tilla zgjedhjet nuk janë të dëmshme, por as të mira”, potencon ai.

Analisti Maloku thotë se subjektet politike, LDK, AAK, NISMA, Vetëvendosje, por edhe PDK e kanë momentin të reflektojnë e të mos bllokojnë formimin institucioneve shtetërore.

“Mos formimi i tyre tani nga të zgjedhurit e popullit do të reflektoj negativisht së pari mbi këto parti politike e mandej në situatat në të cilat ndodhët e po kalon Kosova. Duke shpresuar për më të mirën nuk dua të parashoh skenare negative, çoftë nga VVLAN çoftë nga PDK”,përfundon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat