Deputeti Gëzim Kelmendi: Largohem nga Koalicioni dhe Grupi Parlamentar i PDK

Kosova

Deputeti Gëzim Kelmendi: Largohem nga Koalicioni dhe Grupi Parlamentar i PDK

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 17:50

Deputeti i PD pjesë e koalicionit me PDK-në ka deklaruar sot largimin nga grupi parlamenta i PDK-së pas arrestimeve të sotme.

Ja postimi i plotë i deputetit në Facebook

Kryeministër Thaçi, me arrestimet e sotme të Hoxhallarëve të Kosovës,na ke dëshmuar se nuk po kursen asgjë për të ardhur përsëri në pushtet.
Unë si Deputet i Kuvendit të Kosovës,sot largohem nga Koalicioni dhe nga Grupi Parlamentar i PDK për këto arsye:
1.Moszbatimi i marrëveshjes parazgjedhore për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalonvajzat me mbulesë të vijojnë mësimin,
2.Arrestimet politike dhe hakmarrëse ndaj Hoxhallarëve të Kosovës.
E them politike ngase të gjithë Kosova e din,se akuzat që pushteti juaj ia ka mvesh Hoxhallarëve të nderuar janë të pavërteta dhe të montuara.
Ndërsa,hakmarrëse e them kêshtu ngase edhe ju edhe unë e dijmë një fakt që juve ju ka bërë të hakmerreni ndaj Hoxhallarëve të nderuar,e ai fakt është se në këto zgjedhjet e fundit të 8 Qershorit,këta Hoxhallarë nuk ju kanë mbështetur.Unë e di mirë hidhërimin e juaj në këta Hoxhallarë që e keni.
Prandaj,nuk dua që me votën time ju të shkelni të drejtat e njeriut dhe tëarrestoni Hoxhallarë të cilët në kohë lufte e mbrojtën Kosovën nga regjimi i Milosheviçit duke iu bashkuar UÇK dhe tash në paqë po e mbrojnë popullin e Kosovës nga krimi,amoraliteti,droga,vrasjet,alkooli dhe çdo gjë e keqe dhe kundërnjerëzore.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi
Deputet i Kuvendit të Kosovës
Nënkryetar i Partisë së Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat