Ekskluzive: Ja si do rrjedhë seanca e së enjtes!

Kosova

Ekskluzive: Ja si do rrjedhë seanca e së enjtes!

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 13:27

Si do rrjedhë vazhdimi i seancës konstitutive të së enjtes është pyetje që jo vetëm politikanët dhe mediat por edhe opinioni i gjerë ia bën vetes këto ditë. Derisa ditët dhe orët janë vonuar, nervoza mes taborreve kundërshtare po shtohet por edhe pritjet janë të mëdha.
Një burim diplomatik ndërkombëtar në një prononcim për Gazetën Blic, me kushtin e anonimitetit ka thënë se “zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese kanë qenë mëse fatkeqe dhe ato kanë bërë që sidomos shtetet e Quint-it ta shikojnë pozitën e tyre pas kësaj seance”. Sipas këtij burimi faktikisht seanca e së enjtes do jetë një reprizë e asaj të 17 Korrikut vetëm se këso radhe do të jetë bashkësia ndërkombëtare ajo që do të vendosë- qoftë përmes Presidentes ashtu edhe vet.
“Ne jemi në kontakt dhe bisedime të vazhdueshme. Nëse del që do kemi reprizën e seancës së 17 Korrikurt, kur partia e Thaçit s’do ta zgjedh Kryetarin atëherë ne preim që Koalioni i gjerë ta shkarkojë Brovinën dhe ta zgjedhë Mustafën për kryetar. Ata do të thirren në pikën 127 të Vendimit të Gjykatës dhe do të jetë në duart tona dhe sidomos Presidentes a do ta njohin këtë zgjedhje”, ka thënë ky burim duke shtuar që Kosovës po i ngushtohet hapësira dhe se koha po ecën.
“Zgjedhjet do të ishin opcioni më i keq i mundshëm pasi Qeveria e re ka shumë obligime, prandaj duhet ngritur institucionet”, ka thënë ky burim.
Në të njejtën kohë pritet që deri të enjten të intensifikohen përpjekjet e PDK-së për të fituar numrin e votave në çdo mënyrë ndryshe ata e dijnë që do mbeten në opozitë ka thënë ky burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat