VLAN nuk do ta falë presidenten Jahjaga për ngërçin e krijuar

Kosova

VLAN nuk do ta falë presidenten Jahjaga për ngërçin e krijuar

Nga: Mimozë Lakna Më: 17 shtator 2014 Në ora: 11:43

Në marrëveshjen ndërmjet liderëve të LDK-AAK dhe Nismës për Kosovën, përveç tjerash ishte paraparë që posti i presidentit t`i takoj Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mirëpo ende nuk dihet se si do të sillen gjërat derisa t`i përfundoj mandati presidentes Jahjaga.

Për analistin Bahri Cani, mundësia e shkarkimit të presidentes Jahjaga mund ta komplikoj skenën politike dhe se do ta çonte vendin në një kaos edhe më të rëndë.

“Mundësia e shkarkimit të presidentes Jahjaga është vetëm edhe një prej gjërave që e komplikojnë edhe më shumë skenën e tanishme politike. Pohimet e liderit të LDK, Isa Mustafa se "Presidentja nuk do të preket", nuk më duken të sinqerta, sepse vet marrëveshja e LAN parashikon që LDK të marr postin e Presidentit. Presidentja e Kosovës aktualisht është posti i vetëm i cili nuk kontestohet nga askush. Ndaj në këtë moment, çdo cenim edhe i këtij institucioni të vetëm pak a shumë legjitim, do ta çonte vendin në një kaos edhe më të rëndë”,thotë Cani.
Nga ana tjetër,analisti Nexhmedin Spahiu, thotë se VLAN, nuk do ta fal presidenten Jahjaga për anshmërinë e saj e cila e krijoj ngërçin politik.

“Po. Në fakt mos aftësia e saj apo anshmëria e saj krijoi ngërçin politik në vend. Dhe vështirë të pritet se VLAN do t'ia falë këtë”,thotë Saphiu për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat