Ukshin Hotin e luftonin dhe e luftojnë ende!?!?

Kosova

Ukshin Hotin e luftonin dhe e luftojnë ende!?!?

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 10:19

Islami pohon se, ai shpesh thoshe, ku janë akademitë tonë që nuk kanë program Kombëtar për të realizuar vetëvendosjen e popullit shqiptar.

“Në anën tjetër luftoheshe në heshtje edhe nga garnitura e atyre të burgosurve politik dhe atyre “patriotëve të Zvicrës” të cilët kurrë nuk mundën të pranonin të jesh prijës i tyre sepse ti nuk mund të identifikoheshe me pushtet komunist e me intriga vrasëse. Pra nuk ishin vetëm pushtetarët shqiptar me orientim jugosllavë që nuk e donin, ishin edhe garnitura që sot folin në parlament që nuk bënë asgjë edhe në kohën kur mund të bëhej diçka. Kur ishin në Rambuje nuk e deshën në delegacionin e tyre as që e kërkuan”, thekson Islami.

Islami deklaron se, i vetmi njeri që kishte platformë politike dhe ushtarake ishte Ukshin Hoti. Madje sipas tij, Hoti ishte një Sokrat i kohërave moderne evropiane.

“Pra mund të themi se i vetmi njeri që kishte një platformë politike dhe ushtarake për çlirim dhe bashkim kishte i madhi Ukshin Hoti. Atdhedashuria është nocion që rreth vete thith energjinë e të qenit i përkryer, por ja që të pakët janë ata që mund ti përballoj këtij nocioni. Ti ishe një Sokrat i kohëve moderne evropiane, sepse kishe moral të fort dhe të pathyeshëm të një profesori dhe patrioti. Ti mund të ishte i pasur dhe i privilegjuar por nuk re ndesh me parimet e tuaja që na kujton sokratin i cili zgjodhi vdekjen sesa shkeljen e asaj që u kishte mësuar të tjerëve. Për këtë the “Bëje ose Vdis. E këta që të kujtuan as nuk e bënë e as nuk vdiqën, Bac”, ka deklaruar analisti politik Gazmend Islami. Nehat SHAQIRI

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat