Intervistimi publik i kandidatëve për drejtor të shkollave

Kosova

Intervistimi publik i kandidatëve për drejtor të shkollave

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 21:57

Siç edhe kishte premtuar Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga ky vit ka filluar intervistimi publik i kandidatëve për drejtor të shkollave.

Dje, 15 shtator, janë intervistuar kandidatët për drejtor në shkollën “Xhemajl Mustafa”, sot janë duke u realizuar intervistat për përzgjedhjen e drejtorëve në shkollat “Hilmi Rakovica” dhe “Sami Frashëri”, ndërsa nesër, ora 12:00, do të vazhdojë intervistimi i kandidatëve për drejtor të shkollës fillorë, “Shkolla Model”.

Lidhur me realizimin e këtyre intervistave janë njoftuar këshilli drejtues i lagjes, prindërit dhe komuniteti.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të jenë pjesëmarrës dhe ta vëzhgojnë procesin e intervistimit.

Kandidatët duhet të bëjnë prezantim para komunitetit për planet e tyre afatgjata për shkollën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat