A po rrezikon Presidentja të shkarkohet nga Kuvendi?

Kosova

A po rrezikon Presidentja të shkarkohet nga Kuvendi?

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 16 shtator 2014 Në ora: 16:59

Fati i presidentes Atifete Jahjaga nuk është më i sigurt si më parë. Ajo do të mund të ribalanacojë fatin e saj nëse ajo do të sillet në mënyrë korrekte pas situatës së re që do të krijohet të enjten. Koalicioni LDK-AAK-NISMA e VV tashmë kanë krijuar një shumicë të qëndrueshme, thuaja absolute. Nëse PDK-ja përpiqet që ta zvarrisë krijimin e institucioneve nëpërmjet presidentes Jahjaga, gjërat mund të marrin rrjedhë të pakëndshme në të ardhmen për presidenten. Koalicioni ka dëshmuar në një rast se mund të krijojë mbi 80 vota, 2-3 e nevojshme për rrëzimin e presidentes.

Autoriteti i saj u zbeh shumë kur ajo mori anën e PDK-së dhe e dërgoi çështjen e mandatrit në kushtetuese shumë kohë para se ti shkonte në tryezën e saj propozimi nga partitë pretendonte se kanë fituar. Gjykata Kushtetues dha një vendim, që në esencë thotë se kjo çyshtje është kompetencë e presidentes. Pra, koha u shpenzua shumë keq, për të arritur tek bllokimi i Kuvendit, pas pyetjes së re në Kushtetuese, nga PDK-ja. Por, tash e një muaj presidentja po hesht, roli i saj është reduktuar në interes të PDK-së.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat