Gecaj: Të enjten bien poshtë spekulimet e PDK-së

Kosova

Gecaj: Të enjten bien poshtë spekulimet e PDK-së

Nga: M.Lakna Më: 16 shtator 2014 Në ora: 12:14

Lajmi se ka persona të pakënaqur brenda bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje është tërësisht i pavërtetë. Kështu bënë të ditur për “Bota sot”, Bajram Gecaj anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Gecajt, janë spekulime të PDK-së lajmet se brenda bllokut ka të pakënaqur dhe kjo sipas tij do të vërtetohet të enjten.

“Janë spekulime të PDK-së këto, spekulime të cilat qojnë vetëm në një konkludim - PDK është në panikë sepse gjenden në një rrugë të pakrye. Të enjten do të bien poshtë të gjitha pritjet e tyre racionale e jo-racionale”,thotë Gecaj për “Bota sot”.

Ndyshe,Zenun Pajaziti, deputet i PDK-së, u ka thënë medieve se partia e tij po i kontakton deputetët të cilët sipas tij janë nën presion nga liderët e partive të tyre dhe po presin përkrahje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat