A do të 'rrëzohet' Presidentja Jahjaga?

Kosova

A do të 'rrëzohet' Presidentja Jahjaga?

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 08:16

Në marrëveshjen e 10 qershorit të arritur në mes të LDK, AAK dhe Nisma, parashihej se si do të ndaheshin postet kryesore pas zgjedhjeve të 8 qershorit. AAK-së, do t’i takonte posti i kryeministrit dhe LDK-ja do të merrte postin e kryeparlamentarit.

Aty ishte thënë se LDK do të ketë edhe postin e presidentit, posa një gjë e tillë të jetë e mundur. Aty thuhej se sipas dispozitave kushtetuese marrëveshja për postin e presidentit do të jetësohej vetëm pas përfundimit të mandatit të Jahjages.

Gazeta ka raportuar se si rezultat i komplikimit të zbatimit të marrëveshjes, pasi që blloku nuk po mund ta ketë kryeparlamentarin, zyrtarë të këtyre partive e kanë shqyrtuar edhe mundësinë e shkarkimit të presidentes Jahjaga, për t`i mundësuar kështu kreut të LDK-së Isa Mustafa që të jetë president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat