Kushtetuesja pa kuorum për së paku një muaj

Kosova

Kushtetuesja pa kuorum për së paku një muaj

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 08:04

Amerikani Robert Carolan ka refuzuar të shërbejë më tutje si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, akt ky që ia pamundëson këtij mekanizmi të trajtojë materie të karakterit politik. Pa të Kushtetuesja nuk e ka kuorumin.
Por është paralajmëruar “zëvendësimi i shpejtë” i këtij gjyqtarit, që do të bëhet nëpërmjet një procedure që nuk e parasheh Kushtetuta. Bazë legale do të merret letërkëmbimi Jahjaga-Ashton. Megjithëkëtë, sipas burimeve të gazetës, edhe ky “zëvendësim i shpejtë” do të marrë kohë më shumë se një muaj, ngaqë duhet të shkohet nëpërmjet konkursit publik.

Për pasojë, veprime që mund të ndodhin të enjten në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mund të mos kenë adresë për t’iu trajtuar kushtetutshmëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat