Shpresa e PDK-së te të pakënaqurit e Bllokut (Video)

Kosova

Shpresa e PDK-së te të pakënaqurit e Bllokut (Video)

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 00:24

Partitë parlamentare, të ndara në dy tabore, PDK në njërën anë, dhe Blloku LDK-AAK-NISMA- Vetëvendosje në anën tjetër, janë të bindura se me 18 shtator do të realizojnë skenarët e tyre në seancën e Kuvendit.
Derisa drejtuesit e partive të Bllokut, po presin dështimin e kandidatit të PDK për kryeparlamentar e më pas t’i vijë radha kandidatit të tyre, PDK nuk po rri duarkryq.
Zenun Pajaziti, deputet i PDK-së, thotë se partia e tij po i kontakton deputetët të cilët sipas tij janë nën presion nga liderët e partive të tyre dhe po presin përkrahje.
Pajaziti thotë se PDK as që e ka në plan të tërheq kandidaturën e Arsim Bajramit për kryeparlamentar.
Ai nuk ka përjashtuar edhe një lëndë në Kushtetuese, nëse blloku vazhdon me skenarin që tashmë e ka bërë të ditur edhe për seancën e 18 shtatorit.
E, liderët e Bllokut janë takuar edhe gjatë ditës së sotme.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti u shpreh i bindur se të enjten do të përfundojë pushteti i PDK-së dhe Blloku do t’i formojë institucionet e reja.
Ndërsa Selatin Kllokoqi, nga Demokracia për Zhvillim, nuk pret zgjidhje apo ulje të tensioneve ndërmjet dyja palëve.
Sipas tij, pas 18 shtatorit të dyja palët do të ulen për të gjetur zgjidhjen bashkërisht.
Tashmë të dyja palët kanë të zgjedhurit e tyre që i hyjnë garës për të parin e Kuvendit.
PDK këtë post e synon me Arsim Bajramin ndërsa blloku me Isa Mustafën.


SHPRESA E PDKs - TE PAKNAQUNIT E BLLOKUT by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat