Humbën jetën 15 maturantë, të mbijetuarit e tragjedisë duan dëmshpërblim

Kosova

Humbën jetën 15 maturantë, të mbijetuarit e tragjedisë duan dëmshpërblim

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 19:48

Dhjetë vjet më parë, 15 maturantë të gjimnazit “Abdyl Frashëri” të Malishevës humbën jetën tragjikisht në afërsi të Fushëarëzës derisa po ktheheshin pas një ekskursioni të organizuar në Shqipëri.
Në këtë aksident pësuan lëndime të rënda edhe 34 nxënës tjerë dhe shoferi i autobusit, raporton KTV.
Mirëpo, edhe pse ka kaluar një dekadë, ata asnjëherë nuk janë dëmshpërblyer.
Të udhëhequr nga kujdestari i klasës, profesor Zeqir Kastrati, të gjithë këta nxënës i janë drejtuar Byrosë Kosovare të Sigurimit pasi ndjehen të dëshpëruar me këtë institucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat