Nuk ka demokraci pa zbulimin e krimeve të pasluftës

Kosova

Nuk ka demokraci pa zbulimin e krimeve të pasluftës

Nga: Mimozë Lakna Më: 15 shtator 2014 Në ora: 18:49

Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, të gjithë janë skeptik për funksionimin e mirëfilltë të saj në Kosovë.

15 shtatori e gjeti Kosovën pa institucione të konsoliduara dhe me mungesë të sundimit të mirëfilltë të rendit dhe të ligjit,gjë që është cekur edhe në shumë raporte të organizatave të ndryshme botërore.

Njohësi i çështjeve Kushtetuese, dr. Riza Smaka, thotë për “Bota sot”, se në Kosovë ka pak demokraci pasi demokracia sipas tij konsiston me shtetin ku sundon e drejta, rendi dhe ligji të cilat mungojnë në vendin tonë.

“Ne vendin tonë, mjerisht , ka pak demokraci! Nuk mund të definohet demokraci dalja e shëtitja e papenguar apo qëndrimi në një kafe bar lirshëm dhe papenguar. Demokracia e mirëfilltë konsiston në shtetin në të cilin sundon e drejta, kushtetuta, aktet ligjore e nënligjore dhe ku përfillet moraliteti shoqëror. Po ashtu në vendin tonë gjithnjë funksionon dobët administrata publike dhe gjyqësori dhe për aq zhegiten e hërë mohohen te drejtat themelore te qytetareve! “,thotë Smaka për “Bota sot”.

Sipas dr. Smakës, shumë shpesh ndodhë që edhe institucionet publike t`i cenojnë rregullat e demokracisë e po ashtu përbën problem edhe mos zbulimi i krimeve që nga viti 1999 e këtej.

“Nuk janë te rralla rastet kur institucionet publike më të larta më të thirrurat për zbatimin e Kushtetutës e të akteve ligjore, pikërisht vet i cenojnë ato akte bazike! Ose pothuaj se asnjë rast kriminal nga viti 1999 e sot pothuaj se nuk është zbuluar! Së andejmi rezulton se në vendin tonë nuk sundon e drejta dhe për aq pak mund të flitet për ekzistimin e demokracisë!”,potencon Smaka.
Ndërkaq, publicisti Nehat Hyseni thotë se qështja e demokracisë dhe funksionimit të sajë në çdo vend, e sidomos tek ne në Kosovë, ka rëndësi të veçantë, madje jetike.

“Kushtet për një demokraci të mirëfilltë në Kosovë u mrijuan pas përzënies së regjimit antishqiptar të Serbisë nga Kosova në vitin 1999. Atëherë mori fund regjimi totalitar dhe fashist që bëri gjenocid mbi shqiptarët dhe filloi rindërtimini vendit dhe institucioneve demokratike e shtetërore. Por, meqë Kosova ishte nën administrim të plotë ndërkombëtar deri më 17 shkurt 2008, kushtet për zhvillimin e demokracisë nuk ishin optimale”,thotë Hyseni.

Andaj,sipas tij pritjet e qytetarëve ishin pas shpalljes së Pavarësisë ishin të mëdha.
“Mirëpo, së shpejti arriti zhgënjimi, meqë nuk kishim ndonjë zhvillim domethënës të demokracisë, meqë pushteti tek ne uzurpohet nga partitë politike parlamentare, të cilat funksionojnë në baza tejet jodemokratike, madje disa prej tyre edhe diktatoriale, të cilat janë të zhytura deri në fyt me korrupsion”,thotë ai.

Hyseni thotë se nga kjo rezulton se partitë jodemokratike nuk kanë mundësi dhe vullnet e gadishmëri të formojnë institucione demokratike dhe ta demokratizojnë pushtetin.

“Se deri ku kanë arritur gjërat në ngulfatjen e demokracisë, tregon edhe kriza aktuale dhe ngërçi politik mbi tre muaj pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 8 qershorit 2014. Kuvendi është bllokuar nga pakica parlamentare që do të mbetet në opozitê, që numëron gjithsej 37 deputet, që d.m.th. më pak se 1/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kjo pakicë pretendon që me çdo kusht ta rimerr sërish pushtetin, fillimisht postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, post ky të cilin e synojnë edhe VLAN-i . Në Kosovë është uzurpuar gjatë kohë dhe akoma po na mban peng të gjithëve kjo këmbëngulje që ka ngulfatur funksionimin e shtetit dhe të demokracisë”, vlerëson ai.

Për publicistin Hyseni, demokracia nënkupton sistemin e qeverisjes së popullit, e jo të oligarkive politike e ekonomike, që ia kanë frymën shtetit dhe ekonomisë.
“Prandaj, lufta e sinqertë për demokraci dhe për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit në tërë territorin e saj, paraqesin detyra më me përparësi e prioritet ndaj shumë çështjeve tjera të rëndësishme në Kosovë”, shprehet ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat