Abazi: Është koha për dorëheqjen e Enver Hasanit

Kosova

Abazi: Është koha për dorëheqjen e Enver Hasanit

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 18:05

Analisti politik dhe drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi, duke e komentuar dorëheqjen e gjyqtarit amerikan të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Robert Carolan, ka thënë se veprimi i Carolan tregon se si ruhet integriteti personal, pavarësia e gjykatësit dhe se si nuk përlyhet karriera.
Abazi në rrjetin social Facebook ka shkruar se dorëheqja e gjykatësit amerikan “është goditje për gjykatësit tjerë, të cilët janë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, që kanë pranuar të jenë instrument politik i suprimimit të kushtetutshmërisë”, e të cilët sipas tij, përveç tjerave e kanë bllokuar procesin e institucionalizimit të shtetit dhe kanë sabotuar republikën parlamentare.

“Është koha për dorëheqje të Enver Hasanit dhe për rishikim të vendimit antikushtetues për vazhdim të mandateve, në gjykatën Kushtetuese, të gjykatësve ndërkombëtar”, ka shkruar Abazi në Facebook

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat