PDK-ja ka shumë milionerë të korruptuar, por ata nuk i trazon askush!

Kosova

PDK-ja ka shumë milionerë të korruptuar, por ata nuk i trazon askush!

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 17:09

Ama Bukoshi, nuk e ka ditur se, disa nga krerët e LPK-së ishin mashtrues të rryem si; Ibrahim Kelmendi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Bedri Islami etj.
Bujar Bukoshi u tregua shumë naiv, nëse ai nuk e dinte atëherë, tash sigurisht se e ka kuptuar, sa mashtrues të pa skrupull ishin ata. Tash të gjithë e pamë marifetin e tyre, gjithçka është vërtetuar gjatë veprimtarisë së tyre, para, gjatë dhe pas luftës, se ata ishin për prirje për marrjen e pushtetit moral, paralel të atëhershëm, gjithnjë duke mos i njohur institucionet e Kosovës, të dala nga vota e lirë dhe demokratike e shqiptarëve, bash ashtu sikur që as Beogradi, nuk i njihte institucionet e Kosovës. Çka i duhej dhe kush ishte Ibrahim Kelmendi, që Bujar Bukoshi të takohej disa herë me te dhe të bisedojë për luftën..! Pse Bujar Bukoshi nuk i pyeste disa veprimtarë të LDK-së, që i njihnin më mirë se Bukoshi se kush ishin ata, në radhët e LPK-së, të cilët arritën ta manipulonin, doktorin e medicinës, jo të politikës, Bujar Bukoshin..!


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat